Kosova mposhtet edhe nga Ukraina në futsall

  • A.P /
  • 07 October 2022 - 19:55
Kosova mposhtet edhe nga Ukraina në futsall

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë kualifikuese në kuadër të fazës së “Main Round” në kualifikimet e Botërorit 2024.

Pas humbjes nga Holanda, “Dardanët” janë mposhtur edhe nga Ukraina 

Ndeshja e zhvilluar sonte në Salaspilis të Letonisë, ka përfunduar me rezultatin 3:1.

Kosova kaloi e parë në epërsi, pas golit të shënuar nga Fejza Kastrati në minutën e parë.

(Kosova Sot Online)