
Te Manchesteri besojnë se Ronaldo nuk do të largohet

Te Manchester Unitedi besojnë se Cristiano Ronaldo nuk do të largohet në afatin kalimtar të dimrit, që hapet në janar.
Sipas “ESPN”, te klubi anglez besojnë se portugezi do të mbetet në skuadër shkak të mungesës së interesimit nga klubet tjera.
Manchester Unitedi thuhet se është i gatshëm për ta lejuar Ronaldon që të largohet në janar, por gjithçka varet nga ajo se nëse ka klube të interesuara për të.
37-vjeçari donte të largohej në verë, por mori vetëm një ofertë nga një klub nga Arabinë Saudite, e cila u refuzua. Ndërkohë, u përfol për një lëvizje të mundshme drejt Chelseat, Napolit apo Bayern Munichit – por që nuk ndodhi gjithashtu.
(Kosova Sot Online)