Flaka Loxha eliminohet menjëherë nga Botërori

  • S.A /
  • 08 October 2022 - 09:05
Flaka Loxha eliminohet menjëherë nga Botërori

Flaka Loxha eliminohet menjëherë nga Botërori

Flaka Loxha është eliminuar herët nga Kampionati Botëror i xhudos.

Garuesja kosovare u mposht nga polakja Arleta Podolak në rrethin e parë të kategorisë deri në 57 kilogramë.

Kështu, Loxha i dha fund eksperiencës në garën që po mbahet në Uzbekistan.

Kosova po merr pjesë në këtë garë prestigjioze me 4 garues.

Dje, Distria Krasniqi e fitoi medaljen e bronztë të Botërorit.

Ndërkaq, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka nuk kanë garuar ende, derisa synojnë të fitojnë medalje në Botëror

(Kosova Sot Online )