Sporti kosovar me tri suksese brenda tri ditëve

  • A.P /
  • 09 October 2022 - 08:40
Sporti kosovar me tri suksese brenda tri ditëve

Sporti kosovar po lulëzon në arenën ndërkombëtare. Brenda tri ditëve, tri sporte të ndryshme në Kosovë arritën suksese të mëdha në botë.

Të enjten, kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani siguroi fitoren e parë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Madje, kjo fitore i bëri suharekasit lider të grupit momentalisht.

Të premten, suksesi tjetër u arrit në sportin e xhudos.

Distria Krasniqi e fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 52 kilogramë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.

Kurse dje, në orët e vona, ekipi kosovar në CS:GO, Bad Neës Eagles arriti kualifikimin në turneun më të madh në botë, IEM Rio 2022. 

(Kosova Sot Online)