Mediumi i madh zviceran e quan duel vëllazëror përballjen me Kosovën

  • A.P /
  • 09 October 2022 - 15:34
Mediumi i madh zviceran e quan duel vëllazëror përballjen me Kosovën

Në Frankfurt të Gjermanisë sot është tërhequr shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian të vitit 2024.

Kosova do të jetë në grupin I, së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Ndërkohë, mediumi i madh zviceran, Blick e ka cilësuar duel vëllazëror përballjen me Kosovën.

“Duel vëllazëror në kualifikmet për Kampionatin Evropian 2024”, thuhej në artikullin e tyre.

 

(Kosova Sot Online)