Nga PSG-ja mohohen raportimet se Mbappe do të largohet

  • A.P /
  • 11 October 2022 - 20:29
Nga PSG-ja mohohen raportimet se Mbappe do të largohet

Nga Paris Saint-Germaini është mohuar se Kylian Mbappe ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar.

Këtë të martë mediat e mëdha franceze, por edhe të tjerat nga Evropa, raportuar se francezi ka kërkuar që të largohet nga “Parc des Prince” në janar, transmeton Gazeta Express.

“Le Parisien” ka raportuar së fundmi se njerëzit e afërt me presidentin Nasser Al-Khelaifi, kanë thënë se “të gjitha këto thashetheme janë të lodhshme” dhe se “skuadra, ende e pamposhtur, mbetet e bashkuar”.

Raportimet për largimin e mundshëm të Mbappes në janar erdhën pasi u tha se sulmuesi ndihet i “tradhtuar” nga drejtuesit e lartë.

(Kosova Sot Online)