Pogba rikthehet në stër

  • A.P /
  • 18 October 2022 - 20:21
Pogba rikthehet në stër

Juventusi ka njoftuar se Paul Pogba duke u rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës pas një operacioni të kryer muajin e kaluar.

Francezi është rikthyer në aksion në Continassa dhe po punon për të bërë paraqitjen e tij të parë në sezonin 2022-2023, shkruan Gazeta Express.

Max Allegri tha muajin e kaluar se Pogba do të kthehej në lojë për Juventusin në janar, por raportet e fundit në Itali sugjerojnë se ish-mesfushori i Manchester United mund të rikthehet para pushimit të Kupës së Botës.

Sot ai u stërvit pjesërisht me pjesën tjetër të skuadrës. 

(Kosova Sot Online)