Zhegrova “shtyhet” me një bashkëlojtar për saktësi

  • A.P /
  • 19 October 2022 - 14:59
Zhegrova “shtyhet” me një bashkëlojtar për saktësi

Edon Zhegrova u rikthye së fundmi në aksion pas lëndimit dhe duket se menjëherë ka nisur ta rigjejë formën ideale.

Futbollisti kosovar e zhvilloi një garë me bashkëlojtarin, Remy Cabella në stërvitje.

Klubi i tij, Lille e ka postuar një video, ku shihet përfaqësuesi kosovar duke shënuar në një portë të vogël me saktësi të madhe, siç mund ta shihni në video duke klikuar KETU

Ndërsa, në tentimin e dytë, ai nuk arrin të shënojë pasi tentimi ishte përmes një “finte” më të vështirë. 

(Kosova Sot Online)