Michael Carrick emërohet trajner te skuadra e njohur angleze

  • A.P /
  • 24 October 2022 - 16:56
Michael Carrick emërohet trajner te skuadra e njohur angleze

Michael Carrick ka marrë drejtimin e Middlesbrough.

Klubi njoftoi këtë të hënë për emërimin e 41-vjeçarit në pozitën e trajnerit.

Carrick është pasues i Chris Wilder, i cili u shkarkua më 3 tetor.

Afati i kontratës me ish-mesfushorin e Manchester United nuk u specifikua.

Carrick luajti 464 ndeshje për Manchester United dhe ishte anëtar i stafit të trajnerit të Ole Gunnar Sulzer. Anglezi ishte ushtrues detyre i trajnerit të “Djajve të Kuq” pas shkarkimit të norvegjezit.

Synimi i Michael Carrick me Middlsebroughin do të jetë mbijetesa në kategorinë e dytë të futbollit anglez.

Pas 16 ndeshjesh të zhvilluara këtë sezon, Middlesbrough ka grumbulluar 17 pikë dhe është i 21-ti në Championship. 


(Kosova Sot Online)