Reagojnë “Xhebrailat” pasi tifozët e Slavia Pragues konfirmuan udhëtimin për të enjten

  • A.P /
  • 24 October 2022 - 19:21
Reagojnë “Xhebrailat” pasi tifozët e Slavia Pragues konfirmuan udhëtimin për të enjten

Të enjten e 27 tetorit, Ballkani do të zhvillojë ndeshjen e radhës në Ligën e Konferencës, kundër Slavia Pragues.

Kjo ndeshje i takon raundit të pestë në kuadër të Grupit G

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 21:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Tifogrupi nga Suhareka, “Xhebrailat”, kanë bërë thirrje që të kenë përkrahje maksimale për këtë ndeshje.

Kjo thirrje nga “Xhebsat” vije pas lajmërimit nga tifozët e Slavia Pragues që do të udhëtojnë drejt kryeqytetit të Kosovës.

Njoftimi i plotë (pa ndërhyrje):

“Krejt SUHAREKA nKAM!

Ma shumë se kurrë, më shumë se asnjëhere thirrje për përkrahje!

Rreth 600 çek kan paralajmruar udhëtim, e juve ju mbetet krejt nKAM me nejt në përkrahje të djemve.

Për njoftimin e udhëtimit do njoftoheni me kohë!

HAJDE BALLKAN”. 

(Kosova Sot Online)