Bayerni fiton me lehtësi ndaj Barcelonës

  • A.P /
  • 26 October 2022 - 23:00
Bayerni fiton me lehtësi ndaj Barcelonës

Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat të pastër 0:3 në udhëtim ndaj Barcelonës.

Kjo fitore ia blindon vendin e parë në grup bavarezëve.

Sadio Mane i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 10- të të ndeshjes.

Në minutën e 31-të, Choupo-Moting e dyfishoi epërsinë e mysafirëve.

Gnabry shënoi në minutën e 56-të, por u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Krejt në fund, Pavard shënoi për 0:3.

Me këtë fitore, Bayern Munich shkon në kuotën e 15 pikëve, pesë më shumë se Interi.

Në anën tjetër, Barcelona mbetet e treta me katër pikë dhe e ka të siguruar kualifikimin në Ligën e Evropëës. 

(Kosova Sot Online)