
Selektori i Maqedonisë së Veriut e merr drejtimin e Trepçës

Selektori i Maqedonisë së Veriut, Alek Joncevski, është trajner i ri i skuadrës së Trepçës.
Marrëveshja me trajnerin e suksesshëm është arritur tashmë dhe Joncevski të premten do ta nisë punën me skuadrën.
“Besojmë fuqishëm se me Joncevskin do të kemi sukseset që i synojmë si skuadër dhe që tifozët tanë të zjarrtë dhe qyteti ynë i meritojnë”, thuhej në njoftimin e ekipit mitrovicas.
Joncevski prej korrikut është selektor i Maqedonisë së Veriut. Më herët për periudhë të gjatë ishte ndihmës-trajner në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut.
(Kosova Sot Online)