Përballje e skuadrave pa objektiva, Plzeni dhe Barcelona

  • A.P /
  • 01 November 2022 - 20:02
Përballje e skuadrave pa objektiva, Plzeni dhe Barcelona

Barcelona do të zhvillojë sonte ndeshjen e fundit për këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Katalunasit, që nga raundi i ardhshëm do të jenë pjesë e Ligës së Evropës, do të takohen me Viktoria Plzenin 

Kjo është ndeshja e gjashtë dhe fundit për të dy skuadrat në Grupin C.

Barça renditet e treta në këtë grup me 4 pikë, kurse skuadra çeke është e fundit dhe pa pikë.


Ndeshja e parë e zhvilluar në “Camp Nou” ishte fituar nga skuadra e Xavit me rezultatin 5:1.

Sonte këto dy skuadra do të takohen në “Doosan Arena”. Ndeshja do të fillojë në ora 21:00.

(Kosova Sot Online)