Tifozët pejanë e paralajmërojnë bojkotimin e Superkupës

  • A.P /
  • 02 November 2022 - 15:33
Tifozët pejanë e paralajmërojnë bojkotimin e Superkupës

Tifozët e basketbollit kanë nisur t’i shfaqin pakënaqësitë e para pas vendimeve të fundit të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Shtëpia e basketbollit kosovar fillimisht vendosi që të mos e lejojë udhëtimin e tifozëve të organizuar deri në fund të sezonit.

Ky vendim nuk u pëlqye aspak nga tifozët,

Madje, tifogrupi “Torcida” e lëshoi një reagim, përmes së cilit kërkoi nga FBK-ja që ta rishqyrtojë këtë vendim.

Në të kundërtën, tifozët mitrovicas inkurajuan edhe tifogrupet tjera që bashkërisht ta bojkotojnë Superkupën e Kosovës.

Mitrovicasit u ankuan edhe për orarin e Superkupës, i cili u zhvendos për herë të tretë, duke konsideruar se në këtë rast po i humb serioziteti i këtij evenimenti.

E sot, me reagim ka dalë edhe tifogrupi zyrtar i KB Pejës, U.C.F.

Ky tifogrup ankohet se FBK-ja po merr vendime të dëmshme kundër klubit pejan dhe kundër basketbollit kosovar.

Edhe UCF i ftoi tifogrupet tjera që bashkërisht të marrin vendim për bojkotimin e kësaj ngjarjeje sportive.


(Kosova Sot Online)