Prishtina barazon me Trepçën’89

  • A.P /
  • 02 November 2022 - 20:14
Prishtina barazon me Trepçën’89

Prishtina dhe Trepça’89 kanë ndarë pikët, duke barazuar 2:2 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Vendasit kaluan herët në epërsi me golin e Hamitit në minutën e pestë të ndeshjes

Por, mitrovicasit përmbysën gjithçka me Christian Mba që realizoi në minutat 37 dhe 48.

Prishtina më pas arriti të barazonte në minutën e 76-të nëpërmjet Useinit.

(Kosova Sot Online)