Tifozët e Anglisë dhe vendeve tjera po paguhen për të kryer një detyrë të çuditshme në Kupën e Botës

  • A.P /
  • 04 November 2022 - 17:39
Tifozët e Anglisë dhe vendeve tjera po paguhen për të kryer një detyrë të çuditshme në Kupën e Botës

Një grup prej 40 tifozësh nga Anglia po paguhen për të qenë si “spiunë” gjatë Kupës së Botës në Katar.

Me turneun që do të nisë në më pak se tre javë, përgatitjet për një nga ngjarjet më të mëdha sportive në botë janë duke u zhvilluar, transmeton Gazeta Express.

Tifozët janë paralajmëruar tashmë për sjelljen e tyre të mundshme kur ndjekin lojëra në Lindjen e Mesme, me rregullat rreth alkoolit, drogës dhe madje edhe rreth veshjeve.

Por, raportohet se disa tifozë nga Anglia dhe vende të tjera, po ngarkohen të promovojnë mesazhe pozitive për pjesëmarrjen në Kupën e Botës dhe të ndihmojnë për të mbajtur përvojën më lart, sipas rregullave të shumta të përcaktuara për tifozët që po shkojnë në Katar.

Pjesa e “çmendur” është se ata të gjithë do të marrin një udhëtim dhe akomodim falas, si dhe do të lirohen nga shpenzimet për të ndërmarrë këtë detyrë të çuditshme.

Sipas “The Times”, një grup prej 40 tifozësh të Anglisë po paguhen nga Katari për të marrë pjesë në Kupën e Botës, me udhëzime për të dhënë mesazhe pozitive për përvojën, për të kënduar këngë të caktuara kur kërkohet dhe për të raportuar postimet kritike në mediat sociale.

Ky grup do të marrë fluturime falas dhe akomodim në apartament, 60 funte në ditë për shpenzime të derdhura në një kartelë bankare dhe bileta falas.

Në thelb, gjithçka paguhet për aq kohë sa ata mund t’i përmbahen udhëzimeve që u janë dhënë.

Një shembull i detyrave të tyre është se të gjithëve u janë dhënë bileta për ceremoninë e hapjes dhe u është thënë të këndojnë në kohën e duhur për kamerat televizive.

40 mbështetës të tjerë nga Uellsi janë regjistruar gjithashtu në “Programin Fan Leader”, së bashku me tifozë nga 30 vendet e tjera konkurruese si pjesë e asaj që grupet e mbështetësve e kanë përshkruar si një ushtrim marketingu “të keq, të papëlqyeshëm”.

Reagimet nga tifozët në mbarë botën kanë qenë jashtëzakonisht negative ndaj kësaj.

Zbulimi i këtij informacioni është sigurisht diçka e pazakontë, pasi fansat po urdhërohen të veprojnë në një mënyrë të caktuar që nikoqirët të dalin sa më mirë në këtë organizim, teksa fansat po përfitojnë udhëtime falas.

Kujtojmë se Kupa e Botës do të fillojë më 20 nëntor, kurse do të përfundojë më 18 dhjetor.

(Kosova Sot Online)