Maroku deklason Kanadanë dhe kalon tutje

  • A.P /
  • 01 December 2022 - 17:58
Maroku deklason Kanadanë dhe kalon tutje

Maroku ka siguruar kalimin për 1/8 e finales në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Në ndeshjen e tretë dhe të fundit në Grupin F, të përzgjedhurit e Walid Regragui fituan kundër Kanadasë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Al Thumama” përfundoi me rezultatin 1:2.

Hakim Ziyech (4’) dhe Youssef En Nesyri (23’) shënuan në fitoren e marokienëve.

Nayef Aguerd (40’ – autogol) shënoi për kanadezët.

Maroku kalon tutje si lider i grupit me 7 pikë, me bilanc prej dy fitoreve e një barazimi.

Për Kanadanë aventura në Katar përfundon këtu. Kanadezët e mbyllen fazën e grupeve në pozitën e fundit dhe pa pikë. 


(Kosova Sot Online)