Të dielën do të jetë ndeshja ime e fundit e Lionel Mesit në Botëror

  • S.A /
  • 14 December 2022 - 12:49
Të dielën do të jetë ndeshja ime e fundit e Lionel Mesit në Botëror

Sulmuesi argjentinas bëri një paraqitje të madhe në fitoren e Argjentinës kundër Kroacisë prej 3-0 në gjysmëfinale. Ishte ora 2.20 e mëngjesit në stadiumin Lusail. Bashkë me disa gazetarë argjentinas, me një ‘ole’ në kokë, ne pritëm Lionel Messi në zonën mikse. Aty, me Marcan prezentë, ai foli me ne për pesë minuta, duke filluar me një konfirmim.  “Jam krenar që do ta përfundojë Botërorin tim të fundit duke luajtur në finale. Ajo çfarë po përjetoj është e mahnitshme. E sigurt që të dielën do të jetë ndeshja ime e fundit në një Botëror. Do të jenë shumë vite para se të vije tjetri (2026) nuk besoj se do ia dal. Shpresoj ta përfundoj atë në mënyrën më të mirë”, tha legjenda e futbollit modern. I emëruar si futbollisti i ndeshjes në gjysmëfinalen që Argjentina e fitoi 3-0 kundër Kroacisë, Lionel Messi tha se skuadra e tij është përgatitur shumë mirë për këtë ndeshje, kur ai e dinte që do të “ishte një prej më të mirave”, për shkak se rivalët e kishin “shumë posedim, por ishin pak të çrregullt” dhe theksoi që ai ndihet “shumë mirë, i fuqishëm” dhe është “duke e shijuar shumë” këtë udhëtim me Kombëtaren e tij në Botërorin e Katarit.

Katari 2022 është një ëndërr e bërë realitet për Lionel Messi

“Jam duke e shijuar atë shumë. Ndihem mirë. Ndihëm më i fuqishëm pas çdo ndeshje. Ne jemi duke bërë një sakrificë të madhe. Ndeshja e fundit që e luajtëm me shtesa nuk ishte e lehtë fare. Ne ishim të lodhur, por grupi mori fuqi dhe në këtë nuk na u deshën shtesat. Ne bëmë një ndeshje shumë serioze. Ne e kemi ditur që do të jetë një ndeshje si ishte”, tha ai në konferencën për gazetarë në Lusail Stadium.

“Ne e përgatitëm ndeshjen shumë mirë. Ne e dinim që ata do ta posedonin topin, për shkak se kanë futbollistë të mirë në mesfushë, por ne kishim mundësitë tona, për shkak se ata u çakorduan shumë shpejt. Ne u përgatitëm shumë mirë për këtë ndeshje. Jam shumë i lumtur. Gjatë tërë këtij Botërori jam argëtuar shumë dhe fatmirësisht isha në gjendje ta ndihmoj grupin që t’i përfundojmë gjërat më mirë”, shtoi sulmuesi.

“Kjo skuadër, përtej fuqisë së grupit që ka, është shumë inteligjente. Ata e dinë si ta lexojnë ndeshjen në momente të caktuara. Scaloni tashmë e ka thënë këtë. Është një grup shumë inteligjent, që e dinë si të vuajnë dhe kur të vuajnë, që e di si ta mbajë topin dhe kur ata duhet ta kenë atë, kur ata duhet të bëjnë presion, të tërhiqen dhe ata dinë s’i të lexojnë ndeshjen”, tha ai për vlerat që ka Kombëtarja e tij.

Rruga e Lionel Messit për në finalen e Katari 2022

“Ne kemi edhe një staf të mirë të trajnerëve që nuk lejojnë asgjë t’i ikën nga dora, ata ua tregojnë çdo detale të çdo ndeshje dhe kjo është një ndihmë e madhe për ne. Në  asnjë moment ne nuk u ndiem të humbur në fushë, ne e dimë së çfarë të bëjmë në çdo ndeshje. Ne e dinim që ndeshja do të shkonte në këtë mënyrë. Kroacia pati më shumë posedimin, por ne e dinim se kjo do të kthehej në fuqi tonën kur ta rikuperonim topin. Ata u çakorduan shumë dhe lanë shumë hapësira”, tha Messi.

Argjentina arrin në finale pasi që humbi 1-2 nga Arabia Saudite në ndeshjen e parë. “Ndeshja e parë ishte një goditje e rëndë për ne, për shkak se ne hynim në këtë ndeshje pa humbje në 36 të tilla dhe ta filloni Botërorin kështu, me një rival që ne mendonim se do fitonim, ishte një test i vështirë për këtë grup. Por, grupi edhe njëherë tregoi sa i fuqishëm është, duke e marrë çdo ndeshje me seriozitet”, tha Messi.

“Ishte shumë e vështirë ajo çfarë ne bëmë, për shkak se të gjitha ndeshjet ishin si finale, me shumë angazhim fizik që bëhet sikur të luhet një finale. Ne ishim të vetëdijshëm që nëse nuk fitonim ndeshjen e radhës do të ishte shumë e komplikuar. Ne luajtëm pesë finale, ne ishim të gatshëm t’i fitonim pesë të tilla dhe e radhës duhet të jetë kështu. Ne besojmë shumë që do të fitojmë, për shkak se ne e dimë se ky grup vepron si një skuadër. Do të na ndihmojë që të rritemi edhe më shumë në këtë garë, si një grup”, tha në fund sulmuesi i PSG.

(Kosova Sot Online )