Reagon Valencia: E turpshme mënyrën se si u largua Ronaldo nga Man Unitedi

  • S.A /
  • 16 December 2022 - 13:01
Reagon Valencia:  E turpshme mënyrën se si u largua Ronaldo nga Man Unitedi

Cristiano Ronaldo po vazhdon të stërvitet në Valdebebas të ish-klubit të tij, Real Madridit, derisa e ardhmja e tij vazhdon të jetë ende e paqartë, transmeton "Kosova Sot Online".

Një nga ish-shokët e tij të skuadrës, Antonio Valencia, i ka uruar fat në klubin e tij të ardhshëm, por intervistën e famshme e tij me Piers Morgan e quajti si të turpshme. Ronaldo shkëputi kontratën me Manchester Unitedin me marrëveshje të dyanshme, pak kohë pasi dha një interviste “shpërthyese” në të cilën ai kritikoi shumë klubin dhe trajnerin.

Lidhur me këtë ka folur edhe legjenda ekuadoriane e futbollit, si dhe ish-bashkëlojtari i portugezit te “Djajtë e Kuq”.

“Është turp që Cristiano Ronaldo është larguar nga Manchester United në atë mënyrë. Një lojtar si ai duhet të ishte larguar me një stadium plot duke e duartrokitur. Tifozët e adhuruan atë”, tha fillimisht ai.

“Intervista që ai dha ishte e turpshme. Ju do të keni arsyet tuaja për të thënë atë që thatë, por u ndjeva shumë keq për mënyrën se si u largua. Ajo dhemb. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë në klubin tuaj të ri. Ju uroj gjithë të mirat”, shtoi Valencia. 

(Kosova Sot Online )