Bayerni shpreh interesim për Martinezin

  • A.P /
  • 19 December 2022 - 17:25
Bayerni shpreh interesim për Martinezin

Bayern Munichi raportohet se ka shprehur interesim për Emiliano Martinezin, portierin i cili shkëlqeu me Argjentinë në suksesin në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ai gjithashtu ishte edhe fitues i çmimit “Dorëza e Artë”, e cila i jepet portierit më të mirë të turneut.

Bayern Munichi nuk do të mund të llogarit në Manuel Neuerin për pjesën e mbetur të sezonit. Gjermani u operua pasi theu këmbën në skijim.

Kësisoj, kampionët gjermanë janë hedhur në kërkim të një portieri të ri. Dhe, sipas “Sky Sport”, Martinez është në listën e kandidatëve.

30-vjeçari është pjesë e Aston Villas dhe ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.

Përveç Martinezit, në listën e zëvendësuesve potencial të Neuerit është edhe portieri zvicera, Yann Sommer. 

(Kosova Sot Online)