Shtyhet sërish rikthimi i Kantes

  • A.P /
  • 23 December 2022 - 19:52
Shtyhet sërish rikthimi i Kantes

Rikthimi i N’Golo Kantes raportohet se është shtyrë sërish.

Sipas “L’Equipe”, ish-fituesi i Kupës së Botës 2018 do të mbetet jashtë deri në fund të shkurtit ose në fillim të marsit

Trajneri i Chelseat, Graham Potter, për lëndimin e Kantes tha: “Qëllimi im është ta ndihmoj atë të rikthehet në formë sa më shpejt të jetë e mundur dhe ta kthej në fushë në mënyrën e duhur”.

Mesfushori francez u lëndua për herë të parë në gusht, para se ta lëndohej përsëri në tetor. Ky ishte një lajm veçanërisht i keq për Kombëtaren e Francës, pasi ai u mungoi në Kupën e Botës në Katar.

Raportimet nuk mungojnë edhe rreth të ardhmes së ish-mesfushorit të Leicester Cityt.

Chelsea thuhet se po kërkon një zëvendësim për 31-vjeçarin, i cili mund të largohet si lojtar i lirë pas përfundimit të sezonit.

Kante me “Blutë” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023. 

(Kosova Sot Online)