
Origi rikuperohet nga lëndimi

Humori ishte i zymtë në Milanello pasi ata humbën në 1/8-ën e finales në Kupën e Italisë nga Torino, por kthimi i Divock Origi duket se tashmë është më së i mundur
Sulmuesi 27 vjeçar bel debutoi këtë sezon me Kuqezinjtë, por ka pasur një seri lëndimesh, duke bërë që ai të këtë vetëm katër paraqitje në Serie A. Origi ka pësuar një lëndim në kofshë gjatë pushimeve të Botërorit, duke bërë që ai të humbet tri ndeshjet e para të Milanit më 2023, por tani një dritë po shihet në fund të tunelit.
Siç shkruan Calciomercato.com, Origi ka stërvitur Milanello, e ku me në fund ai ka punuar me shokët e skuadrës dhe trajnerin Steëfano Pioli, pasi që ishte për kohë të gjatë jashtë.
Në stërvitje skuadrës i është bashkuar edhe mbrojtësi Simon Kjaer, i cili po ashtu ka qenë jashtë për shkak të një lëndimi për disa javë.
Rikthimi i Origit është i rëndësishëm për Piolin, i cili ishte i detyruar që të mbështetet në veteranin Olivier Giroud në sulm gjatë tërë këtij sezoni.
(Kosova Sot Online)