Ronaldo në Arabi

  • A.P /
  • 12 January 2023 - 18:51
Ronaldo në Arabi

Një komb i tërë janë ngritur në këmbë për ta pritur Cristiano Ronaldon dhe tani shumica e tyre shihen duke luajtur futboll, kudo në rrugë dhe vende të ndryshme

Shifrat rreth transferimit të Cristiano Ronaldos në Al-Nassr do të bënin gjithkënd që ta rrotullonte kokën, me një kontratë ku ai përfiton 200 milionë euro në një skuadër që nuk është më e suksesshmja as në krahinën e Riyadhit.

Megjithatë, në anën tjetër të kompleksit të skuadrës së re të CR7, e ndarë nga një muri i vogël që ka mbetje të një gardhi metalik, janë fushat e pista, një top dhe luhet një ndeshje.

Eksitomi për arritjen e Ronaldos për momentin është prezent në çdo goditje të topit dhe çdo festë e fëmijëve dhe të rinjve që luajnë rreth kompleksit sportiv të Al-Nassr. Tifozët e Al-Hilal do të ju rikujtojnë juve se kush është skuadra më e suksesshme në Riyadh dhe Arabi Saudite, me katër Liga të Kampionëve, por Al-Nassr, të cilët nuk kanë të fituar asnjë trofe të ligës, janë ata që po bëjnë një Arabi të ëndërrojë.

Gazeta e njohur spanjolle Marca shikoi një ndeshje në fushën me dhe afër kompleksit sportiv dhe bisedoj me të rinjtë dhe disa lojtar të vjetër.

(Kosova Sot Online)