
Barcelona mposht me penallti Real Betisin

Barcelona ka mposhtur me penallti Real Betisin për të kaluar në finale të Superkupës së Spanjës. Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat 2-2 dhe u deshën penalltitë për ta përcaktuar fitues. Golat për Barcelonën i shënuan Robert Lewandowski (40’) dhe Ansu Fati (92’) kurse për Real Betis në cak sot ishin Nabil Fekir (77’) dhe Loren Moron (101’). Barcelona fitoi me penallti me rezultat 4-2
Edhe në gjysmëfinalen e dytë të Super Kupës së Spanjës janë dashur 120 minuta lojë për t’u përcaktuar fituesi dhe në fund penalltitë ashtu siç ndodhi në ndeshjen Real Madrid – Valencia mbrëmë.
Koha e rregullt përfundoi me rezultat 2-2.
Rasti parë në këtë ndeshje erdhi nga Real Betis në minutën e 22-të me anë të Fekir i cili nuk arriti të gjuaj në drejtim të portës pasi që u rrëzua. U kërkua penallti por ajo nuk u dha nga gjyqtari i ndeshjes.
Një minutë më vonë Pedri i Barcelonës shënoi gol por që më vonë ai u anulua nga VAR pasi që ishte në pozitë jashtëloje.
Pezzela i Betisit erdhi të rasti i tjetër i fituesit të Kupës së Mbretit sezonin e kaluar, por që goditja me kokë e tij u bllokua.
Minuta e 40 shënoi golin e parë në këtë ndeshje dhe atë e shënoi Robert Lewandowski, të parin në këtë vit. Polaku goditi njëherë por Bravo priti, megjithatë në tentimin e dytë ai do të shënonte golin e parë në këtë takim.
(Kosova Sot Online)