Arsenali është duke kërkuar me ngulm që të përforcohet me Mykhaylo Mudryk.

  • S.A /
  • 13 January 2023 - 08:50
Arsenali është duke kërkuar me ngulm që të përforcohet me Mykhaylo Mudryk.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se “Topçinjtë” kanë dërguar tashmë një tjetër ofertë te Shakhtar Donetsku, sepse duan me  çdo kusht të përforcohen me Mykhaylo Mudryk, shkruan "Kosova Sot Online".

Oferta thuhet se është afro 70 milionë euro, plus bonuset. Për bonuset do të negociohet mes palëve në vazhdim.

Arsenali po e udhëheq i vetëm garën për Mudryk, i cili gjithashtu e dëshiron kalimin në “Emirates Stadium”.

Më herët është raportuar se te klubi londinez janë të sigurt për nënshkrimin me 21-vjeçarin, i cili ka pranuar kushtet e ofruara dhe dëshiron t’i bashkohet ekipit të Mikel Artetas.

Ndryshe, Mykhaylo Mudryk me Shakhtar Donetskun ka kontratë të vlefshme deri në fund të vitit 2026. 

(Kosova Sot Online  )