Bayerni ndalet me barazim

  • A.P /
  • 24 January 2023 - 22:49
Bayerni ndalet me barazim

Bayern Munichi ka regjistruar barazimin e dytë radhazi në Bundesligë.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të, kampionët në fuqi gjermanë ndanë pikët me Kolnin.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Allianz Arena” përfundoi me rezultatin 1:1, me nga një gol të shënuar në secilën pjesë.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi, me golin e shënuar nga Ellyes Skhiri, qysh në minutën e katërt të ndeshjes.

“Bavarezët” e siguruan një pikë nga kjo përballje në fundin e ndeshjes, kur Joshua Kimmich shënoi gol në minutën e 90-të.

Bayerni pas këtij barazimi ka 36 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë, me katër pikë më shumë se skuadra e dytë, Leipzigu.

Kolni ka 21 pikë dhe renditet i dhjeti.

(Kosova Sot Online)