
Barcelona e gatshme për t’ia ofruar rivalëve Torresin

Barcelona raportohet se do të ofrojë Ferran Torresin si pjesë të marrëveshjes për të transferuar Yannick Carrascon.
Spanjolli nuk po bind trajnerin Xavi dhe kësisoj besohet se mund të largohet lehtësisht nga “Camp Nou”
Sipas “Sport”, Barcelona është e gatshme ta përdorë Torresin në çdo marrëveshje të mundshme për transferimin e Carrascos nga Atletico Madridi.
(Kosova Sot Online)