Demiral nxjerr në ankand fanellën e Ronaldos

  • A.P /
  • 07 February 2023 - 21:11
Demiral nxjerr në ankand fanellën e Ronaldos

Merih Demiral e ka vendosur në ankand një fanellë të firmosur të Juventusit nga shoku i tij i atëhershëm i skuadrës, Cristiano Ronaldo, për të mbledhur fonde për zonat e shkatërruara nga tërmeti i djeshëm në Turqi.

Tërmeti më i fortë në rajon për shekuj goditi Turqinë dhe Sirinë, me mbi 5000 të vdekur të konfirmuar dhe shumë të tjerë ende të zhdukur

Ka disa futbollistë turq në Serie A dhe ata po bëjnë gjithçka që munden për të ndihmuar ata që kanë nevojë.

Demiral njoftoi përmes rrjeteve sociale se kishte folur me Cristiano Ronaldon për situatën dhe se po nxirrte në ankand një fanellë të Juventusit nga koleksioni i tij personal.

Sulmuesi portugez dhe 24-vjeçari u bënë miq të mirë kur luajtën së bashku në Juventus, teksa 37-vjeçari e firmosi një fanellë speciale dhe ia dhuroi tani mbrojtësit të Atalantas.

“Unë sapo fola me Cristianon. Ai tha se ishte shumë i pikëlluar për atë që ndodhi në Turqi. Ne po nxjerrim në ankand fanellën e nënshkruar të Ronaldos në koleksionin tim. Të gjitha të ardhurat nga ankandi do të përdoren në zonën e tërmetit”, shkroi Demiral. 

(Kosova Sot Online)