Cakiqi pjesë e misionit të kërkim-shpëtimit në Turqi

  • A.P /
  • 13 February 2023 - 22:45
Cakiqi pjesë e misionit të kërkim-shpëtimit në Turqi

Florent Cakiqi është një prej gjyqtarëve perspektivë të hendbollit kosovar. Por, drejtimi i ndeshjeve të hendbollit aktualisht është i pamundur për gjyqtarin nga Drenasi.

Cakiqi është i angazhuar në misionin shumë fisnik të kërkim-shpëtimit në Turqi, pas tërmetit shumë të rëndë që e ka goditur këtë vend.

Cakiqi është ushtar i dalluar i FSK-së dhe pjesë e ekipit që po shquhet me punë shembullore në provincën Hatay në Turqi.

Misioni i FSK-së në Turqi po vlerësohet shumë lartë, ndërsa vepra e tij po çmohet nga të gjithë.

Federata e Hendbollit e Kosovës është shprehur se “është krenare që në mesin e saj ka anëtarë si Florent Cakiqi”.

FHK-ja gjithashtu ka shkruarse “Florentit dhe shokëve të tij i urojmë suksese tjera të mëdha në misionin që na bënë krenarë të gjithëve”. 

(Kosova Sot Online)