Juve do ta shesë Pogban

  • A.P /
  • 14 February 2023 - 16:19
Juve do ta shesë Pogban

Paul Pogba nuk është parë ende duke luajtur në fanellën e Juventusit në një ndeshje zyrtare që prej rikthimit të tij në Torino nga Manchester United.

Megjithatë, shtypi spanjoll raporton se klubi “Bianconeri” është duke menduar që ta ndërpresë bashkëpunimin me mesfushorin francez.

Madje, Bardhezinjtë do të kërkojnë blerës serioz për përfaqësuesin francez, mbi të gjitha nëse nuk arrijnë të kualifikohen në garat evropiane për edicionin e ardhshëm.

Rikthimi i 29 vjeçarit në Itali kishte bërë bujë të madhe dhe të gjithë besonin se mesfushori kreativ do ta rikthente Juven në majat e futbollit italian dhe të atij evropian.

(Kosova Sot Online)