FC Prishtina paralajmëron ankesë

  • A.P /
  • 14 February 2023 - 18:39
FC Prishtina paralajmëron ankesë

FC Prishtina paralajmëron ankesë në shkallën e dytë, pasi sot iu refuzua nga Komisioni i Garave

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) bëri të ditur këtë të martë se ka refuzuar ankesën e FC Prishtinës lidhur me ndeshjen e javës së 19-të në Superligë, kundër Dukagjinit.

Dukagjini e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 1:0, me një gol që ishte mjaft diskutabil

Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Mentor Ajeti, e kishte ndalë lojën te goditja nga këndi për Dukagjinin, por pasi e bëri këtë, vendasit kaluan në epërsi nga devijimi që i bëri Mërgim Pefqeli.

Pas rishikimit me VAR, Ajeti e pranoi golin e klinasve si të rregullt. Ai së fundmi e pranoi se ka gabuar me këtë vendim.

(Kosova Sot Online)