
Real Madridi dhe Elches e vlefshme për javën e 21-të në La Liga

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Real Madridit dhe Elches, e vlefshme për javën e 21-të në La Liga.
“Los Blancos” kërkojnë fitoren medoemos për të mbetur ende në garë për titullin e kampionit
Aktualisht, Real Madridi gjendet në vendin e dytë me 45 pikë, 11 më pak se Barcelona që ka një ndeshje më shumë të luajtur.
Në anën tjetër, Elche është në vendin e fundit në tabelë me vetëm nëntë pikë dhe me shumë gjasa do të bie nga elita e futbollit spanjoll.
(Kosova Sot Online)