Futbollisti i Dortmundit i jep leksione Potterit: Nuk e kuptoj si la vetëm një mbrojtës mbrapa

  • E.K /
  • 16 February 2023 - 13:09
Futbollisti i Dortmundit i jep leksione Potterit: Nuk e kuptoj si la vetëm një mbrojtës mbrapa

Skuadra e Chelseat pësoi disfatë ndaj Borussia Dortmund me rezultat minimal 1-0 në stadiumin ‘Iduna Park’ në ndeshjen e parë të fazës 1/16  në UEFA Champions League.

Futbollisti i klubit gjerman, Jude Bellingham ka "thumbuar" trajnerin e Bluve të Londrës, Graham Potter duke i dhënë leksione.

“Unë isha tejet i surpirzuar kur pashë që Chelsea vendosi të linte vetëm një lojtar mbrapa duke njohur cilësinë dhe fuqinë që ka lojtari Karim Adeyemi”, thë pas ndeshjes futbollisti anglez

Kujtojmë që ishte pikërisht Adeyemi ai që me një kundërsulm të shpejtë arriti të shënonte golin e vetëm në këtë ndeshje.

(Kosova Sot Online)