Benzema i afrohet Lewandowskit

  • A.P /
  • 16 February 2023 - 14:46
Benzema i afrohet Lewandowskit

Karim Benzema i realizoi mbrëmë dy gola në fitoren e Real Madridit me rezultat 4:0 ndaj Elches.

Sulmuesi francez me këtë rast iu afrua liderit të golashënuesve më të mirë të La Ligas deri tash, Robert Lewandowski, i cili i ka realizuar 14 gola pas 21 xhirosh të zhvilluara.

Ndërkaq, fituesi i Topit të Artë u ngrit në kuotën e 11 golave në vendin e dytë në garën për “Pichichi”, të cilin e ndan me Joselun e Espanyolit

E sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka mbetur më poshtë me 8 gola të shënuara, sa i ka edhe Sancet i Athletic Bilbaos.

“Pirati” i Mallorcas ka rënie të formës dhe po i mungojnë golat në ndeshjet e fundit, mbi të gjitha pas rikthimit të La Ligas pas pushimit të Kupës së Botës.

Sidoqoftë, prizrenasi pret që të zhbllokohet shpejt dhe ta ndihmojë ekipin ishullor spanjoll me golat e tij, njëjtë si në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, kur ishte i huazuar nga Lazio.


(Kosova Sot Online)