Ky klub po mendon ta blejë Joao Felixin

  • A.P /
  • 16 February 2023 - 16:26
Ky klub po mendon ta blejë Joao Felixin

Chelsea mund ta konvertojë huazimin e Joao Felixit në blerje gjatë verës që vjen.

Për këtë siguron mediumi “Cadena Ser”.

Futbollisti portugez u huazua gjatë janarit nga Atletico Madridi në “Stamford Bridge”, por nuk ka arritur ende të lërë gjurmë tek “Blues”.

Raportohet se “Los Colchoneros” i kërkojnë 140 milionë euro për kartonin e përfaqësuesit portugez.

Klubi spanjoll e kishte blerë atë nga Benfica në vitin 2019 për 127 milionë euro.

Por, futbollisti ofanziv nuk ka arritur ta bind trajnerin Diego Simeone me kualitetin dhe paraqitjet e tij, prandaj edhe e dha dritën e gjelbër për huazimin e tij në Angli.

Chelsea po mendon ndërkohë për blerjen përfundimtare të kartonit të lojtarit, të cilin shpreson ta marrë për 130 milionë euro. 

(Kosova Sot Online)