Barcelona-Man Utd, kjo është vlera e tyre

  • A.P /
  • 16 February 2023 - 18:04
Barcelona-Man Utd, kjo është vlera e tyre

Pas Ligës së Kampionëve, sonte është radha për garën e dytë më të rëndësishme të futbollit evropian, Liga e Evropës.

Sonte do të luhet faza e “play-offit”, ndërsa na presin përballje interesante.

Pa dyshim, dueli kryesor i kësaj faze, por që po konsiderohet edhe si një finale para finales, është ai mes Barcelonës dhe Manchester Unitedit.

Dy gjigantët e futbollit evropian do t’i matin forcat në “Camp Nou”, në ndeshjen që do të fillojë në orën 18:45

Sipas Transfermarkt, vlera e Manchester Unitedit është 759.2 milionë euro.

Në anën tjetër, vlera e Barcelonës është 762 milionë, vetëm 2.8 milionë euro më shumë

(Kosova Sot Online)