
Kjo është deklarata e Xavit për Raphinhan

Barcelona dhe Manchester United janë ndarë baraz 2:2 në ndeshjen e parë të 1/16 së finales së Ligës së Evropës.
Në një ndeshje të jashtëzakonshme, të dy ekipet patën epërsinë, por nuk ditën ta ruanin.
Raphinha ishte lojtari kryesor i Barcelonës, duke shënuar edhe asistuar, por i cili u zëvendësua pak minuta para fundit të ndeshjes.
Ky vendim i Xavit e nervozoi brazilianin, i cili u largua me nervozizëm.
Pas ndeshjes, Xavi ka dhënë mendimin e tij rreth kësaj situate.
“E shoh dhe e kuptoj zemërimin e Raphinhas. Edhe unë isha i zemëruar po ashtu. Unë i bëra ndryshimet duke menduar për ekipin dhe jo për ta drejtuar gishtin te dikush. Raphinha më kërkoi falje, por nuk kishte pse. E shoh si pozitive që të gjithë duan të luajnë” deklaroi trajneri i Barcelonës.
(Kosova Sot Online)