Mbappe shkaktoi një mori problemesh në mbrojtjen e Bayernit

  • A.P /
  • 17 February 2023 - 17:21
Mbappe shkaktoi një mori problemesh në mbrojtjen e Bayernit

Julian Nagelsmann ka bërë një përgjigje pasi që ylli i Paris Saint-Germain tha para ndeshjes në Ligën e Kampionëve se ata janë “favorit”

Kingsley Coman me golin e tij në minutën e 53-të i dha Bayernit fitoren prej 1-0 që është një avantazh për ta në Allianz Arena, ndeshje që do të zhvillohet pas tri jave. Mbappe hyri në ndeshje në pjesën e dytë dhe shënoi dy gola por që anuluan për shkak se ishin në pozitë jashtëloje. Pas ndeshje, fituesi i Botërorit më 2018 ritheksoi që do të udhëtojnë në Bavari dhe “do të fitojnë e do të kualifikohen” madje shkoi aq larg sa që tha se skuadra e tij është favorite. Trajneri i Bayernit ju përgjigj kësaj, duke insistuar që skuadra e tij do të luajë futboll sulmues, pavarësisht se kanë një gol avantazh nga ndeshja e parë.

“Mbappe tha që ata mund të na lëndojnë ne nëse ata do ta kenë topin në sulm. Është e njëjta gjë, por anasjelltas. Ne, sigurt që nuk do të luajmë në mbrojtje në pjesën e dytë”, tha Nagelsmann për gazetarët.

Mbappe shkaktoi një mori problemesh në mbrojtjen e Bayernit, që pavarësisht që nuk është tërësisht në formë, me vrapimet e tij të shpejta në pjesën e vijës së fundit mbrojtëse të kundërshtarët. Përveç dy gola që u shënuan dhe ishin në pozitë jashtëloje, Yann Sommer po ashtu ia mohoi golin francezit dhe do të jetë në kërkim për të lënë gjurmë në ndeshjen e dytë, kur do të kthehet tamam nga lëndimi i tij i lehtë.

(Kosova Sot Online)