
Klopp habitet me pyetjen

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka lavdëruar Vinicius Junior pas një pyetje bizare që ju bë atij për abuzim racist, pjesë e të cilave fyerja ka qenë shpesh ylli i Real Madridit
Vinicius vazhdimisht është abuzuar këtë sezon në Spanjë nga abuzimet raciste, me tifozët rival që gjithmonë drejtojnë ndaj tij fyerje personale dhe bëjnë deklarata fizike kundrejt sulmuesit të Madridit. I pyetur në mënyrë të çuditshme se nëse ai, Vini Jr, bën diçka për të provokuar këtë abuzim gjatë ndeshjes me Liverpoolin në 1/8-ën e finales me Realin të martën, Klopp u hutua dhe tha se do të jetë kundër të gjithë atyre tifozëve të cilët do ta targetojnë atë me një diskriminim të tillë. Ai po ashtu e quajti Viniciusin një legjend të Real Madridit, pavarësisht se është 22 vjeçar dhe relativisht pa përvojë të madhe.
“Nuk ka asgjë që ai mund ta bëjë në fushë e që mund ta justifikojë një sjellje të tillë. Ai është futbollist klasi. Ai tashmë është një legjendë në Real Madrid në një moshë shumë të re”, tha Klopp në konferencën për shtyp.
Klopp duhet që të shikojë se si ta ndal Vinicius kur Liverpool luan ndeshjen e parë në 1/8 e finales kundër Real Madridit në Anfield nesër. Sulmuesi anësor brazilian ka shënuar golin e fitores kur dy skuadrat u përballën në finale të Ligës së Kampionëve vitin e kaluar.
(Kosova Sot Online)