Edhe kjo befasi ndodhi në ndeshje futbolli, macja e madhe shfaqet në fushë dhe e ndërpritet ndeshja

  • 27 February 2023 - 11:09
Edhe kjo befasi ndodhi në ndeshje futbolli, macja e madhe shfaqet në fushë dhe e ndërpritet ndeshja

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin grek gjatë fundjavës që shkoi.Ndeshja u ndërpre për një arsye të çuditshme dhe të rrallë, sherri i një maceje, shkruan "Kosova Sot Online". Në duelin mes Aris dhe Artomitos u shfaq një mysafir i paftuar, gjë që bëri që për disa minuta loja të ndërpritej.

Macja, e futur në fushën e stadiumit “Kleantis Vikelidis” derisa ju shmangej atyre që donin ta kapnin duke shkuar nga njëri skaj në tjetrin në fushën e blertë, e detyroi referin që ta ndërpriste përkohësisht lojën derisa ajo u largua dhe më pas loja iu rikthye normalitetit.

(Kosova Sot Online )