
Klopp: Nuk bazohet çmimi në 4-5 paraqitjet e fundit

Jurgen Klopp ka thënë që përfshirja e Virgil van Dijk në FIFA FIFPro 11 ishte e “merituar” dhe “nuk bazohet në katër apo pesë paraqitjet e tij të fundit”.
FIFA FIFPro paraqiti mbrëmë çmimet për më të mirët e vitit 2022. Kjo është hera e tretë – pas vitit 2019 dhe 2020 – që ylli i mbrojtjes së Liverpoolit Van Dijk është i përfshirë në formacionin më të mirë të vitit duke u vlerësuar si për paraqitjet e tij me klubin ashtu edhe me Kombëtaren e tij, Holandën.
Klopp ka qenë i kënaqur që e sheh Van Dijk të shpërblehet përsëri për vitin ku Liverpool fitoi FA Cupën dhe Kupën e Ligës, por po ashtu paraqitjet e tij të fundit nuk kanë qenë faktor që ai të futet në ekuazion. 31 vjeçari u lirua që të përcjellë ceremoninë pavarësisht formës jo të mirë të reds, të cilët janë në rrezik ta përfundojnë sezonin pa trofe dhe ata të mbesin jashtë top katërshes në Premier Ligë.
“Nuk është një çmim që bazohet në katër apo pesë paraqitjet e fundit, por në vitin e kaluar dhe është i merituar plotësisht. Ai kërkoi nëse mund të shkojë dhe unë natyrisht i thashë që mundet. Ai është kthyer mbrëmë. Është mirë”, tha Klopp për gazetarët për Van Dijk që u nominua në 11-ën më të mirë në Botë”.
Holandezi është futur në 11-ën më të mirë bashkë me Achraf Hakimi dhe Joao Cancelo në mbrojtje, kurse në portë ishte Emiliano Martinez.
(Kosova Sot Online)