Zbulohet se cilin klub e simpatizon ylli i ri, Kvarastkhelia

  • A.P /
  • 02 March 2023 - 16:20
Zbulohet se cilin klub e simpatizon ylli i ri, Kvarastkhelia

Khvicha Kvaratskhelia është bërë njëri prej lojtarëve më të kërkuar nga klubet e mëdha evropiane.

Futbollisti gjeorgjian po shfaq formë sensacionale në fanellën e Napolit, me të cilin është në rrugë të mbarë për ta fituar titullin e kampionit në Itali, ndërsa po i shkojnë punët mjaft mirë edhe në Ligën e Kampionëve.

E futbollisti këmbëshpejtë po pëlqehet edhe nga klubet si Real Madridi dhe Chelsea, të cilët janë në garë për lojtarin ofanziv.

Për situatën aktuale ka folur menaxheri i tij, Mamuka Jugheli.

“Babai i tij dhe unë jemi tifozë të Barçës, por Kvara e do Real Madridin. Nëse do ta shihja në fanellën e Barçës, do të isha i lumtur, por ai është një Madridista”, deklaroi menaxheri i futbollistit për “Geo Team”.

Kvaratskhelia mund ta marrë hapin e radhës në karrierë gjatë verës që vjen pasi shpërtheu këtë sezon me Napolin, i cili me këtë rast do t’i fitonte më shumë se 100 milionë euro nga shitja e tij. 


(Kosova Sot Online)