Modric ftohet nga Kroacia

  • A.P /
  • 06 March 2023 - 14:58
Modric ftohet nga Kroacia

Luka Modric do të vazhdojë të jetë pjesë e Kombëtares së Kroacisës.

Mesfushori i Real Madridit është ftuar nga kombi i tij për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian.

Përkundër moshës prej 37 vjeçare, ai po vazhdon të jetë lojtar kyç për Real Madridin dhe Kroacinë.

Ai është bërë legjendë e Kroacisë, duke e udhëhequr deri në finalen e Botërorit 2018.

Në Botërorin e kaluar, Kroacia e zuri vendin e tretë.


(Kosova Sot Online)