Ja cilat janë përfitimet e Kosovës nga organizimit të Lojërave Mesdhetare

  • S.A /
  • 05 April 2023 - 14:25
Ja cilat janë përfitimet e  Kosovës nga organizimit të Lojërave Mesdhetare

Kosova e ka shpallur kandidaturën e organizimit të Lojërave Mesdhetare në vitin 2030. Këtë e bëri të ditur dje Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) përmes uebfaqes së vetë zyrtare, transmeton "Kosova Sot Online".

Ndërkohë, këtë lajm e mirëpriti edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili doli në konferencë për shtyp së bashku me kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.

Por, më pas u shtrua pyetja nga njerëzit se ku do të mbaheshin garat e Lojërave Mesdhetare, kur në vendin tonë infrastruktura sportive është në gjendje të mjerueshme!?

Mirëpo, për këtë çështje, përgjigje ka zëdhënësi i Komitetit Olimpik të Kosovës, Kushtrim Krasniqit.

{/670438}

Në një postim në rrjetin social, “Facebook”, ai i ka shpalosur dobitë që do t’i përfitonte Kosova në rast se e fiton të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare pas shtatë vjetësh.

Sipas tij, Qeveria e Republikës së Kosovës do të vihej në presion dhe do të obligohej për të ndërtuar stadiume, palestra dhe objekte të tjera përcjellëse sportive, të cilat më pas do të mbeteshin në shfrytëzim të Kosovës për të ardhmen. Më poshtë mund ta lexoni postimin e zëdhënësit të KOK-ut.

https://www.facebook.com/kushtrim.krasniqi1/posts/10161079815050712

(Kosova Sot Online )