Klubi i njohur anglez nis bisedimet me Benitezin

  • A.P /
  • 10 April 2023 - 16:32
Klubi i njohur anglez nis bisedimet me Benitezin

Rafael Benitez mund të rikthehet sërish në futbollin anglez, pas interesimit që ka shprehur Leicester City.

Fabrizio Romano ka raportuar se klubi i Premierligës ka nisur bisedimet tashmë me trajnerin spanjoll.

Negociatat mes palëve po vazhdojnë në përpjekje për të gjetur një marrëveshje.

Ndërkaq, “Dhelprat” thuhet se kanë hequr dorë përfundimisht nga Jesse March, i cili raportohej se ishte afër për të zëvendësuar Brendan Rodgers.


(Kosova Sot Online)