Bayerni shpreh interesim për Jonathan David

  • A.P /
  • 18 April 2023 - 17:30
Bayerni shpreh interesim për Jonathan David

Bayern Munichi ka shprehur interesim për Jonathan David, sipas “Sky Sport”.

Sulmuesi kanadez ka tërhequr vëmendjen e “Bavarezëve”, pas formës së shkëlqyer që po tregon këtë sezon me Lille.

David ka shënuar 22 gola dhe ka regjistruar katër asistime në 32 paraqitje në të gjitha garat deri më tani.

Bayerni është në kërkim të një sulmuesi që prej largimit të Robert Lewandowskit.

Lille thuhet se do të kërkojë së paku 65 milionë për shitjen e 23-vjeçarit.

Jonathan David me klubin francez ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

(Kosova Sot Online)