A ka një krisje mes Ronaldos dhe Georginas?

  • A.P /
  • 21 April 2023 - 16:28
A ka një krisje mes Ronaldos dhe Georginas?

Të paktën në rrjetet sociale, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez tregojnë dashuri të madhe mes vete.

Në fakt, reality show i modeles në Netflix, “Unë jam Georgina”, ka konfirmuar se lidhja e tyre po shkon drejt fundit.

Shenjat e krisjes mes dyshes janë së fundmi sipas programit televiziv portugez ‘ Noite das Estrelas ‘, në rrjetin CMTV.

Sjellja e fundit e Ronaldos tregon dy gjëra: që jeta e tij personale nuk është në një moment lumturie dhe se sa më shumë largohet nga nëna e tij, Dolores Aveiro, aq më pak i duruar është.

Daniel Nascimento, gazetar dhe bashkëpunëtor i programit, shtoi: “Ronaldo nuk është i lumtur. Georgina e kalon ditën e ngecur në një qendër tregtare në Riad dhe kjo është një nga arsyet pse Cristiano ka filluar ta shohë këtë histori jo qesharake. Nuk bën asgjë përveçse shpenzon, shpenzon dhe shpenzon. Dhe më e keqja, ajo mendon se është në nivelet e Cristianos. Ajo e vendos veten në një piedestal dhe atij nuk i pëlqen aspak”.

(Kosova Sot Online)