Newcastle deklason Tottenhamin

  • A.P /
  • 23 April 2023 - 17:05
Newcastle deklason Tottenhamin

Newcastle United është rikthyer te fitorja në Premierligë.

Pas humbjes ndaj Aston Villas, skuadra e drejtuar nga Eddie Howe e deklasoi sot Tottenham Hotspurin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të.

Ndeshja e zhvilluar në “St. James’ Park” përfundoi me rezultatin 6:1.

Vendasit brenda 21 minutave lojë ia dolën të shënonin pesë gola, duke e mbyllur kështu shumë herët çështjen e fituesit.

Jacob Murphy (2’, 9’), Joelinton (6’), Alexander Isak (19’, 21’) dhe Callum Wilson (67’) shënuan për fitoren e Newcastle.

Golin e vetëm dhe të nderit për Spurs e shënoi nga penalltia Harry Kane (49’).

Newcastle pas kësaj fitore ka 59 pikë dhe rikthehet në pozitën e tretë në tabelë, por me pikë të njëjta me Manchester Unitedin, që ndodhet një pozitë më poshtë dhe ka një ndeshje më pak.

Tottenhami është i pesti me 53 pikë. 

(Kosova Sot Online)