Ronaldo kontribuon me gol në fitoren ndaj Al-Raed

  • A.P /
  • 28 April 2023 - 22:31
Ronaldo kontribuon me gol në fitoren ndaj Al-Raed

Pas dy ndeshjeve radhazi pa fitore, një barazimi dhe një humbjeje, Al-Nassr është rikthyer te fitorja në Ligën Profesionale në Arabinë Saudite.

Skuadra e drejtuar nga Dinko Jelicic triumfoi sonte kundër Al-Raed, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të

Ndeshja e zhvilluar në “MRSOOL Park” përfundoi me rezultatin 4:0.

Cristiano Ronaldo kontribuoi me gol në fitoren e skuadrës së tij. Portugezi shënoi në minutën e katërt.

Për 37-vjeçarin ishte ky goli i tij i 12-të në elitën e futbollit në Arabinë Saudite.

Golat tjerë u shënuan nga Abdulrahman Ghareeb (55′), Mohammed Maran (90′) dhe Abdulmajeed Al Sulaiheem (90+5′).

Al-Nassr pas kësaj fitore ka 56 pikë në pozitën e dytë në tabelë, me tri pikë më pak se lideri, Al-Ittihad, që tani ka një ndeshje më pak.

Al-Raed ndodhet në pozitën e 11-të me 26 pikë. 

(Kosova Sot Online)