Bayerni rikthehet në krye të tabelës

  • A.P /
  • 30 April 2023 - 17:40
Bayerni rikthehet në krye të tabelës

Pas dy ndeshjeve radhazi pa fitore, një barazim dhe një humbje, Bayern Munichi është rikthyer te fitorja në Bundesligë, për t’u rikthyer sërish në pozitën e parë.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel mposhti sot Hertha Berlinin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të.

Ndeshja e zhvilluar në “Allianz Arena” përfundoi me rezultatin 2:0.

Serge Gnabry (69’) dhe Kingsley Coman (79’) shënuan golat e fitores për “Bavarezët”.

Bayerni pas kësaj fitore ka 62 pikë dhe është lider në tabelë, me një pikë më shumë se Borussia Dortmundi.

Hertha Berlini ndodhet në pozitën e fundit (18) me 22 pikë.

(Kosova Sot Online)